Këngëtarja shqiptare: Burri më ka rritur! Më vjen keq që s’ka qenë i pari për mua

Këngëtarja shqiptare: Burri më ka rritur! Më…

Martesa e këngëtares Adelina Tahiri me avokatin e njohur nga Maqedonia Serioja Markov ka qenë një nga më të përfolura në botën e estradës shqiptare. Kjo për shkak se në rrjet u komentua shumë diferenca e madhe që ata kanë në moshë.

Çifti janë bërë edhe prindër të një djali.

“Kemi marrëdhënie shumë të mirë. Unë kam shumë vite që jam me të. Në shtator kemi bërë 9 vjet lidhje dhe më njeh që kur kam qenë 19 vjeҫe. Kam një jetë, më rriti burri”- tregoi Adelina.

Tahiri shtoi se nuk i vjen keq për të kaluarën e saj dhe se i vjen keq që nuk ka qenë ai i pari që ka patur.

E pyetur nëse do ta kishte zgjedhur sërish në një tjetër jetë ajo tha: “Unë jam një femër që si të gjithë femrat kemi një të kaluar në jetë, dhe nuk më vjen turp për jetën, të kaluarën time apo ndonjë partner që kam pasur, por më vjen shumë keq që ai nuk ka qenë i pari për mua që kur kam lindur. Po të lindja sërish, prapë atë do të zgjidhja”- shpreh Adelina.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit