"Kepi i Rodonit një skandal! Të vjen keq të shkosh dhe ta promovosh"

“Kepi i Rodonit një skandal! Të vjen…

Edhe pse konsiderohet si një nga pikat më tërheqëse për turizmin në rivierën shqiptare, Kepi i Rodonit po përballet me një realitet shqetësues, ndotjen masive të mjedisit. Ky destinacion, që duhej të ishte një simbol i natyrës së paprekur dhe historisë shqiptare, sot i ngjan më shumë një vendgrumbullimi mbeturinash sesa një atraksion turistik.

Një turiste, e tronditur nga ajo që ka parë gjatë vizitës së saj, i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania, për të denoncuar situatën alarmante.

Sipas saj, përgjatë gjithë vijës bregdetare mund të gjesh mbeturina nga më të ndryshmet: bidona plastikë, qese, kartonë, shishe birre, mbetje ndërtimi, madje edhe kafshë të ngordhura. Në këtë gjendje, Kepi i Rodonit i meriton fatkeqësisht një emër të ri: “landfilli i mbetjeve të Rodonit”.

Denoncuesja tregon se hyrja me pagesë 300 lekë nuk mund të justifikohet me këto pamje të pakëndshme. “Ishte një skandal dhe të vjen keq të shkosh për ta vizituar apo ta promovosh si vend turistik”, shkruan ajo ndër të tjera.

Denoncimi i plotë:

Pershendetje JOQ, doja te beja nje denoncim dhe te lutem ta postonit per nje sensibilizim si per shtetitin apo kishen që menaxhon Kepin e Rodonit dhe merr po ashtu nje pagese tek hyrja (300 Lek) por edhe per pushuesit qe shkojne dhe lene mbrapa plehrat.

Ishte nje skandal dhe te vjen keq te shkosh per ta vizituar apo ta promovosh si vend turistik 🙁 Po ju dergoj disa video dhe foto.

Anonim ju lutem nese e postoni.

Institucionet përgjegjëse duhet të marrin masa të menjëhershme për pastrimin e zonës, pasi Kepi i Rodonit nuk mund të promovohet si një destinacion turistik ndërkohë që gjendet në këtë gjendje mjeruese.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit