“Këpuca e Artë”, Lewandowski fitom çmimin për vitin e dytë radhazi

“Këpuca e Artë”, Lewandowski fitom çmimin për…

Robert Lewandowski fitoi sot “Këpucën e Artë” për të dytin vit radhazi. Sulmuesi i Barcelonës u cilësua si golashënuesi më i mirë i sezonit.

Numri i golave të shënuar prej tij ka qenë mjaft i lartë. Në fjalën e tij pas çmimit, 34 vjeçari u shpreh i lumtur. Më tej, sulmuesi tha se viti i ardhshëm do të jetë më i mirë.

“Jam i lumtur, falenderoj ish-shokët e mi dhe Bayern Munich. Dy muajt e parë në Barcelonë ishin të komplikuara, por unë qëndrova i fokusuar.

Tani jam shumë i lumtur dhe i motivuar për këtë sfidë të re.Jemi gati, jam i sigurt se viti i ardhshëm do të jetë edhe më i mirë. Barcelona është më shumë se një klub. Këtu ata duan vetëm një gjë, te fitojnë tituj” ,tha ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit