Keqqeverisja boshatis vendin, në jug dominojnë pleqtë, veriut i ikën rinia

Keqqeverisja boshatis vendin, në jug dominojnë pleqtë,…

Keqqeverisja, korrupsioni dhe papunësia janë ndër faktorët kryesorë të shpopullimit të vendit. Të rinjtë po shohin të ardhmen me sytë nga Europa, duke braktisur vendlindjen dhe prindërit. Largimi i tyre po përkon edhe me numrin më të ulët të lindjeve, ku sipas të dhënave të INSTAT, në jug të vendit po dominojnë moshat e treta, ndërsa veriu po zbrazet me shpejtësi.

Duke krahasuar lindjet për 1000 banorë nga 2019 dhe 2023 sipas të dhënave të INSTAT, shihet se qarqet e Veriut kanë rënien më të shpejtë, çka do të thotë se ky Rajon përjetoi gjatë dekadës së fundit kulmin e emigrimit, sidomos tek të rinjtë.

Nga 2019-2023 Kukësi shënoi rënien më të madh të lindjeve për 1000 banorë. Në vitin 2019 në këtë qark kishte 14,4 lindje për 1000 banorë, ndërsa në vitin 2023 kishte 9.3 lindje. Në Kukës norma e lindjeve për 1000 banorë shënoi rënie me 5.1 pikë për qind, më e larta në të gjitha qarqet.

Pas Kukësit, Dibra ka rënien më të madhe të lindjeve për 1000 banorë, nga 13.5 lindje me 2019 në 9.6 në vitin 2023. Në krahun tjetër Berati dhe Lezha patën rënien më të ulët të lindjeve për 1000 banorë ndërmjet 2019 dhe 2023 me nga 1.1 dhe 1.2 pikë  secila.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit