Keqtrajtonin të miturit në Shtëpinë e Fëmijëve në Sarandë/ Procedohet drejtoresha, psikologia dhe oficeri i policisë

Keqtrajtonin të miturit në Shtëpinë e Fëmijëve…

Policia e Sarandës ka reaguar në lidhje me denoncimin e bërë në media për keqtrajtimin e të miturve në Shtëpinë e Fëmijëve.

Sipas policisë, është intervistuar i mituri i cili ka deklaruar se pamjet e publikuara janë filmuar rreth 1 vit më parë.

Policia ka nisur procedim penal për drejtoreshën Stela Dako dhe psikologen e institucionit, Raviola Beqiraj. Mbi to rëndon akuza “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Keqtrajtimi i të miturit.

Më tej, policia ftoi mendiat që çdo rast të abuzimit me detyrën, sjellje të pahijshme apo tejkalim të kompetencave të punonjësve të Policisë ta denoncojnë.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me rastin e transmetuar mbrëmjen e djeshme, në media që bënte fjalë për një shtetas të mitur që ankohej se fëmijët e shtëpisë së fëmijëve “Vangjel Pula”, ishin keqtrajtuar nga stafi i këtij institucioni dhe nga një efektiv i Komisariatit të Policisë Sarandë, ju informojmë se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në prani të psikologes së Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve, kanë intervistuar shtetasin e mitur që shfaqet në pamjet filmike, i cili ka deklaruar se pamjet janë filmuar rreth 1 vit më parë. Për këtë rast janë kryer të gjitha veprimet procedurale, për shoqërimin dhe intervistimin e palëve të përfshira.

Në vijim të këtyre veprimeve u referuan materialet në prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetaset S. D., 58 vjeçe, me detyrë drejtoreshë e shtëpisë së fëmijës “Vangjel Pula” dhe R. B., 29 vjeçe, me detyrë psikologe në këtë institucion, për veprat “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Keqtrajtimi i të miturit”.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon mediat për bashkëpunimin dhe për denoncimin e rasteve të tilla dhe i fton sërish që të denoncojnë çdo rast të abuzimit me detyrën, sjellje të pahijshme apo tejkalim të kompetencave të punonjësve të Policisë, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit