Keqtrajtonte gruan dhe ajo u vetëhodh nga makina/ Arrestohet burri i 50-vjeçares

Keqtrajtonte gruan dhe ajo u vetëhodh nga…

Policia ka arrestuar ditën e sotme bashkëshortin e shtetases Merushe Gjuzi, e cila një ditë më parë u vetëhodh nga furgoni duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Peqin-Elbasan pranë fshatit Papër. Shtetasja Gjuzi po udhëtonte së bashku me një shoqen e saj në drejtim të Elbasanit kur në një moment dyshohet se ka hapur derën e furgonit dhe është hedhur.

Nga të dhënat e para hetimore, u tha se 50-vjeçarja mund të ketë qenë e rënduar psikologjikisht në kohën kur kreu aktin, si pasojë e problemeve të vazhdueshme që ka pasur me të shoqin.
Për këtë ngjarja, policia arriti të arrestonte ditën e sotme, bashkëshortin e saj.

Njoftimi i policisë:
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mëngjesin e djeshëm, në aksin rrugor “Peqin-Elbasan”, ku humbi jetën shtetasja M. Gj., 57 vjeçe, si pasojë e vetëhedhjes nga dera e pasme e furgonit për pasagjerë, me të cilin udhëtonte, ju informojmë se:
Pas hetimeve të thelluara për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan vunë në pranga bashkëshorin e 57-vjeçares, shtetasin M. Gj., 68 vjeç, banues në Rrogozhinë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Nëpërmjet dhunës psikologjike të ushtruar ndaj bashkëshortes së tij, 68-vjeçari dyshohet se ka ndikuar te gjendja e rënduar psikologjike e shtetases M. Gj., e cila në këto kushte, është vetëhedhur nga furgoni.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit