Kërcënim për njerëzimin, Inteligjenca Artificiale do të mbyllë 40% të vendeve të punës

Kërcënim për njerëzimin, Inteligjenca Artificiale do të…

Inteligjenca Artificiale po kthehet një një “kërcënim” për jetën e njerëzimit. Në disa profesione, njerëzit do të zëvendësohen me robotë, teksa nuk dihet me saktësi se kush do të jenë më të prekurat.

Fondi Monetar Ndërkombëtar, ka bërë një analizë të zhvillimit të Inteligjencës Artificiale, ku thekson se 40% të të gjitha vendeve të punës do të preken.

Drejtoresha menaxhuese e FMN-së, Kristalina Georgieva pohoi se Inteligjenca artificiale do të përkeqësojë pabarazinë. Po ashtu Georgieva shtoi se politikëbërësit duhet të adresojnë “prirjen shqetësuese” për të “parandaluar teknologjinë nga nxitja e mëtejshme e tensioneve sociale”. Përhapja e inteligjenca artificiale ka vënë në qendër të vëmendjes përfitimet dhe rreziqet e saj. FMN tha se AI ka të ngjarë të ndikojë në një përqindje më të madhe të vendeve të punës, në rreth 60%, në ekonomitë e përparuara. Në gjysmën e këtyre rasteve, punëtorët mund të presin të përfitojnë nga integrimi i AI, i cili do të rrisë produktivitetin e tyre.

Në raste të tjera, AI do të ketë aftësinë për të kryer detyra kyçe që aktualisht ekzekutohen nga njerëzit. Kjo mund të ulë kërkesën për punë, duke ndikuar në pagat dhe madje duke zhdukur vendet e punës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit