Kërcënimet nga terrorizmi islamik, Gjermania autorizon kontrolle kufitare përpara Euro 2024

Kërcënimet nga terrorizmi islamik, Gjermania autorizon kontrolle…

Policia gjermane ka filluar të kryejë kontrolle të përkohshme përgjatë kufijve të Gjermanisë nga e premtja, njoftoi ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser.

Faeser tha se masa ishte e nevojshme për të garantuar sigurinë e Kampionatit Evropian të Futbollit. Ajo përmendi terrorizmin islamik dhe huliganizmin si kërcënime të mundshme.

Kampionati do të zhvillohet në dhjetë qytete gjermane. Euro 2024 fillon më 14 qershor dhe ndeshja finale është caktuar për 14 korrik. Kontrollet e përkohshme do të qëndrojnë në fuqi deri më 19 korrik.

Rreth 580 efektivë policie nga vende të tjera do t’u bashkohen organeve gjermane të zbatimit të ligjit për të kryer patrullime në qytetet pritëse, në stacione dhe në trena.

Ministria e Brendshme tha se do të vendosen kontrolle shtesë në kufijtë me Danimarkën, Francën, Belgjikën, Holandën dhe Luksemburgun. Të pesë vendet janë shtete anëtare të BE-së pjesë e zonës Shengen, që do të thotë se nuk ka kontrolle të rregullta kufitare midis vendeve dhe policia kryen vetëm kontrolle të rastësishme.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit