Kërcënohet aktorja që postoi videon e dhunës ndaj të moshuarës: Kom me t’myt

Kërcënohet aktorja që postoi videon e dhunës…

Kaltrinë Zeneli, aktorja që publikoi videon e dhunës së të moshuarës në azilin në Pejë, është kërcënuar.

Gjatë një interviste televizive ajo tha se nuk ka asnjë ide se çfarë ka ndodhur me personin që i ka çuar videon.

Sipas saj, dikush i ka shkruar se do ta mbysë nëse do ta shikojë në rrugë.

Veç mos t’pafsha në rrugë se ko me t’myt’ ka qenë një ndër mesazhet kërcënuese. Për mua nuk çojnë peshë këto komente. E vetmja brengë është për personin që ma ka dërguar videon dhe nuk e di çka ka ndodh me të. Profilin prej të cilit ma ka dërguar videon, është mbyllur. Nuk e di a ka ndonjë problem me të apo çfarë po ndodh’, ka thënë ajo.

Më pas, ajo sqaron se videoja nuk është regjistruar nga ajo.

“Përveç meje, mesazhe kërcënuese kanë marrë edhe profilet e tjera që kanë të njëjtin emër. Po dua me ia bë të ditur të gjithëve se nuk kam qenë unë ajo që ka incizuar. Kush ka ndonjë problem të më shkruajë mua.

Unë punoj në Artpolis, një organizatë feministe dhe reagojmë për raste të ndryshme kur ka dhunë familjare. Gjatë kohës që kam qenë me kolegët pak para provave, më ka shkrujt dikush dhe ka kërkuar me dit qysh me raportu një dhunë. I thashë thirre Policinë, ata të drejtojnë ku duhesh me shku. Më tha, a mundesh me ma gjet një numër që merret këto raste dhe po më tregon që është ushtru dhunë ndaj një të moshuare. Unë prapë i thashë thirre Policinë.

E vazhdova ditën. Pas dy-tre ore, e pyeta a ka marrë një iniciativë. Më tha që ishte duke pritur për të shkuar në Polici. Por aty ma ka dërgu videon. Pasi e kam pa, nuk mujta me prit më dhe e kam postuar menjëherë. Nuk kam mundur ta shoh videon deri në fund. Jam shtangur, nuk kam dit me reagu. E kam qit nënën time në vend të saj. Nuk e di… s’po gjej fjalë të përshkruaj”, u shpreh aktorja.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit