Kërcënohet me jetë avokati mbrojtës i Emiljano Shullazit, dërguesi anonim:  Hiq dorë sa nuk është vonë!

Kërcënohet me jetë avokati mbrojtës i Emiljano…

Kërcënohet me jetë avokati mbrojtës i Emiljano Shullazit, Vladimir Meçe. Avokati i njohur ka marrë një mesazh në telefonin e tij, ku edhe i kërkohej që të hiqte dorë nga mbrojtja e të akuzuarit për vrasje, gjobvënie e grup kriminal.

Me të marrë mesazhin: Hiq dorë sa nuk është vonë!, avokati ka mbërritur në Prokurorinë e Tiranës për të bërë kallëzimin dhe për të nisur procedurat e hetimit të kërcënimit.

Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Zela, Endrit Qyqa dhe Blerim Shullazi u dënuan dhjetorin e 2018-ës me 55 vite burg për disa vepra penale. Por Vladimir Meçe ka që prej prillit të 2016, që ka qenë avokati mbrojtës i Shullazit,. Për shkak të shtyrjeve të shumta që kanë pasur proceset ndaj tij, janë cilësuar si “telenovela”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit