Kërcënohet me jetë gazetari që ekspozoi Belindën, ku ndodhet Skënder Hitaj?

Kërcënohet me jetë gazetari që ekspozoi Belindën,…

Një incident i rëndë që prek lirinë e medias ka ndodhur pas një emisioni televiziv, ku gazetari Almer Toska ka denoncuar se është kërcënuar me jetë nga Agron Tare, vëllai i Igli Tares, përmes një telefonate me presion e dhunë verbale. Gazetari ka publikuar edhe bisedat në WhatsApp për të provuar ngjarjen, e cila erdhi menjëherë pas deklaratave të tij në studio:

“Një gazetar nuk mund të intimidohet dhe kërcënohet për shkak të detyrës. Puna e një gazetari është të thotë të vërtetën.”

Ndërsa provat e kërcënimit janë bërë publike në rrjet dhe sipas gazetarit do t’u vihen në dispozicion edhe organeve kompetente, pikëpyetja më e madhe sot bie mbi drejtuesin e Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj.

Ku është fshehur drejtori i policisë që nuk po merr asnjë masë përballë këtij kërcënimi të hapur ndaj një gazetari? Pse po vazhdon kjo heshtje skandaloze nga ana e strukturave të rendit kur bëhet fjalë për shkeljen e ligjit?

Mosveprimi i deritanishëm i Skënder Hitajt ngre dyshime të forta për tolerim dhe standarde të dyfishta nga ana e Policisë së Shtetit. Nëse policia nxiton të bëjë shoqërime e arrestime të bujshme në raste të tjera para kamerave, përse po qëndron pasive sot kur kërcënohet jeta e një gazetari për shkak të detyrës?

Heshtja e policisë në situata të tilla nuk është thjesht mosveprim, por një mesazh i rrezikshëm që lë të pambrojtur çdo raportues që guxon të thotë të vërtetën. Opinioni publik pret përgjigje të menjëhershme dhe masa konkrete nga drejtuesi i policisë, përpara se kjo mosveprimtari të kthehet në precedent.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit