Kërcënohet me vdekje presidentja në detyrë e Kosovës Vjosa Osmani

Kërcënohet me vdekje presidentja në detyrë e…

Faton Peci, këshilltari i presidentes në detyrë të Kosovës Vjosa Osmani bën me dije se kjo e fundit është kërcënuar me jetë.

Ai shkruan në rrjetet sociale se reagimi ndaj presidentes prej kohësh është i ashpër, duke shtuar se Osmani tashmë e ka kaluar fazën e kërcënimeve dhe se çdo përpjekje për ta frikësuar është e kotë.

Postimi i plotë:

Fushata e egër kundrejt u.d. Presidentes ka qe nje kohe te gjate qe po percillet edhe me kercenime me jete.

Të gjithë ata që po tentojnë t`i drejtojnë shtizat kah ajo, në fakt po i kthejnë kah vetja. Zonja Osmani është politikane që e ka kapërcy stadin e kërcënimeve dhe tendencave për denigrim.

Zonja Osmani për qytetarin e thjeshtë është personifikim i guximit e konsistencës, ndaj çfarëdo përpjekje për ta frikësuar apo kërcënuar është e kotë!

Ajo ende guxon dhe sërish do të guxojë!

/tpz
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit