Kërcënohet nga HEC-i/ Banorët e ruajtën Grabovën si amanetin e gjyshërve, do të japin jetën për fshatin!

Kërcënohet nga HEC-i/ Banorët e ruajtën Grabovën…

Grabova, gërshetimi më i bukur në Shqipëri mes natyrës, historisë dhe kulturës, prej kohësh po kërcënohet nga mungesa e ujit si pasojë e një projekti për ndërtimin e një hidrocentrali.

Nëse uji zhvendoset me 8 apo 10 km, në fshat nuk do të ketë më jetë.

Llambi Buzo një banor i zonës ka treguar për TVA NEWS, se të gjithë banorët janë të gatshëm të ta mbrojnë fshatin ku janë rritur. Ata që janë emigrantë duan të kthehen dhe të investojnë.

Nëse ata i marrin fshatit ujin atëherë përse na duhet fshati. Erdhën një ditë morën disa persona dhe filluan t’i tregonin se do ta rregullojnë fshatin. Ata nuk do te vendosin dorë në fshat.

Të gjitha qeveritë e kanë braktisur Grabovën e Sipërme.

Asnjë qeveri nuk erdhi njëherë të na pyes: Si jetoni në këtë fshat a ju duhet gjë, për çfarë keni nevoje. Rrugët e fshatit i kemi rregulluar vetë. Çdo gjë jemi përpjekur ta bëjmë me forcat tona. I kemi mbrojtur nuk i kemi shkatërruar bukuritë sepse e duam. Nuk e kemi braktisur siç ka ndodhur me fshatrat e tjerë të Shqipërisë.

Ata vijnë vetëm kur janë zgjedhjet, por ne kemi tetë vjet që nuk duam të votojmë.

Firma “Vëllezërit Hysa”  nuk ka asnjë lloj dokumenti, ata kanë njerëz të afërm në poltikë, më anë të korrupsionit dhe presionit duan të përfitojnë me çdo kusht. Ne nuk duam dhunë, ne duam të mbrojmë atë që na kanë lënë stërgjyshërit tanë.

Morën para disa kohësh kryeplakun e fshatit i kishin bërë presion, që të mos angazhohej me fshatarët në protesta. Ai është 50-vjeç burrë dhe asnjëherë nuk e kemi dëgjuar të thotë një fjalë të keqe, ai ishte indinjuar për mënyrën se si e kishin trajtuar për dhjetë orë në komisariat.

Ne kemi parë edhe jashtë vendit nuk ka të drejtë të shkeli polici të shaj apo kërcënojë.

Ne do të lemë edhe jetën për Grabovën nuk merret uji pa firmën e banorëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit