Kërcënoi babain me sëpatë, gjykata: 35-vjeçari të shtrohet në spital psikiatrik

Kërcënoi babain me sëpatë, gjykata: 35-vjeçari të…

Gjykata ka kërkuar masën e sigurisë “Shtrim të përkohshëm në një spital psikiatrik”, për 35-vjeçarin Eduart Hoxha i cili 4 ditë më parë tentoi të vriste të atin pas një konflikti në familje.

Ngjarja ndodhi në fshatin Rubjekë të Maminasit, dhe për arrestimin e të riut përveç forcave të policisë vendore u desh dhe ndërhyrja e forcave speciale RENEA. 35-vjeçari shfaqej me një sëpatë në dorë, mjet me të cilin kishte kërcënuar dhe babain.

Ky i fundit pas arrestimit të të birit, u shpreh se reagimi i dhunshëm i tij vjen si pasojë e gjendjes së rënduar mendore. Kërcënimet e 35-vjeçarit ndaj familjarëve ishin intensifikuar që pas kthimit të tij nga Italia për festat e fundvitit.

Eduarti debatonte më familjarët për shkak të papunësisë, ndërsa të afërmit nuk e lejonin që të largohej përsëri në Itali për shkak të gjendjes së tij mendore.  Lidhur me zbatimin e vendimit të gjykatës, tashmë është përgjegjësi e policisë gjyqësore dhe Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit