Kërcënoi drejtorin e spitalit të Bulqizës, arrestohet 31-vjeçari

Kërcënoi drejtorin e spitalit të Bulqizës, arrestohet…

Policia e Dibrës ka arrestuar një 31-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në Bulqizë. I riu ka kanosur me fjalë për shkak të detyrës drejtorin e spitalit. Nuk dihet si ka nisur debati mes tyre dhe në ç’rrethana ka ndodhur incidenti.

Njoftimi i plotë:

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Bulqizë arrestuan në flagrancë shtetasin G. V., 31 vjeç, banues në Bulqizë, pasi ka kanosur me fjalë, për shkak të detyrës, shtetasin H. J., 42 vjeç, me detyrë drejtor i spitalit të Bulqizës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit