Kërcënoi sanitaren me shkarkim nga puna, Majlinda Bufi paraqitet në SPAK

Kërcënoi sanitaren me shkarkim nga puna, Majlinda…

Majlinda Bufi kryetare në detyrë e bashkisë Roskovec si përfaqësuese e socialistëve është paraqitur këtë të mërkurë në SPAK.

Bufi do të merret në pyetje lidhur me një kallëzim të bërë nga opozita, e cila e akuzon për atë për veprat penale ‘Shpërdorim detyre’ dhe ‘Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje’. Kallëzimi i opozitës erdhi pas një video-inçizimi që u shfaq në periudhën e fushatës zgjedhore të zgjedhjeve lokale 2023, ku Bufi shfaqej duke i bërë presion me shkarkim nga puna një sanitareje, për arsye se ajo kishte marrë pjesë në një miting të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’.

Bëhet e ditur se përveç veprave penale të mësipërme, Bufi është në hetim dhe për Korrupsion.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit