Kërcënon Irani, kemi dron që mund të godasë kampin e MEK në Tiranë

Kërcënon Irani, kemi dron që mund të…

Portali Iranian “Front Page , ku citohet një shrim i një gazete qeveritare iraniane shkruan se Dronët e hekurt të Iranit mundet të godasin bazën e muxhahedinëve të MEK në Shqipëri.


Në shkrimi thuhet se Irani posedon mjete ajrore pa pilot (UAV) që shmangin radarët, të cilat mund t’i përdorë për të goditur bazën e opozitës iraniane në Shqipëri”.


“Irani ka dronë të fshehtë vetëvrasës dhe luftarakë, që mund të udhëtojnë përtej distancës midis Iranit dhe Shqipërisë dhe të godasin objektivin”, shtoi e përditshmja iraniane.


Shkak i këtyre kërcënimeve është bërë strehimi në Tiranë i rreth 3.000 anëtarëve të opozitës iraniane në vitin 2016.


Duke përdorur shantazhin politik për këtë veprim të qeverisë Rama, Irani prej 15 korrikut e në vazhdim, u përfshi në sulme kibernetike ndaj sistemeve qeveritare shqiptare të shërbimeve on line.


Pasi këto sulme u zbuluan Rama vendosi të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Republikën Islamike të Iranit, fillim muajin shtator.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit