Kërcënonin me thikë të miturin që të bënte video me fjalor banal, “të famshmit” e TikTokut dërgohen në gjyq

Kërcënonin me thikë të miturin që të…

Natasha Rombulam, 67 vjeçe dhe djali i saj, Armando Kumaraku janë dërguar në gjyq, sepse akuzohen se kanë kërcënuar dhe shfrytëzuar djalin e këtij të fundit për të bërë video me fjalor banal në “TikTok”.

Bazuar në hetimet e kryera u provua që personat në fjalë kanë keqtrajtuar të miturin 10-vjeçar, i cili si pasojë ndihet i pambrojtur, i rënduar emocionalisht, i bullizuar dhe ka frikëra të vazhdueshme.

Vetë shtetasi A.K. ka kallëzuar se shpeshherë është kërcënuar me thikë nga i ati që të dilte në “TikTok” dhe të fliste me fjalë banale kundër dëshirës së tij. Ai shprehej se një pjesë të fjalorit që përdorte nuk ia dinte kuptimin dhe deklaron se e mësonte babai në prezencë të gjyshes.

Dhënia e thikës të miturit me gjatësi 25 cm duke ushtruar dhunë psikologjike të vazhdueshme, duke e ofenduar në mënyrë të përsëritur dhe dhunuar kanë lënë pasoja tek i mituri. Gjithashtu, dhënia e alkoolit dhe purove nga dy të pandehurit tregon se i mituri është detyruar të kryejë veprime që dëmtojnë zhvillimin e tij mendor dhe fizik.

Kujtojmë se ky nuk është rasti i vetëm në “TikTok” dhe policia duhet të marrë masa për të parandaluar situata të tilla në vazhdim.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit