Kërcënuan administratorin e njësisë që të mos votonte në zgjedhje, arrestohen dy persona

Kërcënuan administratorin e njësisë që të mos…

Na ndajnë vetëm pak ditë nga zgjedhjet vendore dhe përplasjet për interesa politike janë të shumta. Mësohet se një person në Memaliaj është kanosur nga dy të tjerë që të mos votojë në 14 maj.

Falë kallëzimit të bërë nga personi me inicialet F. I., me detyrë administrator i njësisë administrative Buz, Memaliaj, janë shoqëruar në polici dy persona të moshës 44 dhe 60-vjeç.

Të dy ata janë nën hetim për kanosje. Burime zyrtare të policisë njoftojnë se ata kanë kanosur me fjalë, për mospjesëmarrje në zgjedhje të administratorit të njësisë administrative Buz, Memaliaj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit