Kërcënuan me armë 33-vjeçarin, shpallen në kërkim tre të rinjtë vlonjat

Kërcënuan me armë 33-vjeçarin, shpallen në kërkim…

Tre të rinj në Vlorë janë shpallur në kërkim pas një denoncimi të bërë nga një 33 vjeçar. Ky i fundit ka pretenduar se e kanë kërcënuar me armë zjarri, për motive të dobëta.

Në kërkim janë shpallur shtetasit J. A., 29 vjeç, E. A., 27 vjeç dhe G. B., 24 vjeç, të tre banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit që policia ka ushtruar në banesën e 24-vjeçarit, u gjet dhe sekuestra një sasi municionesh luftarake. Aktualisht po vijon puna për kapjen e tre të rinjve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit