‘Kërcënuan me vdekje vajzën’, si e grabiti banda shqiptare vilën e naftëtarit në Itali

‘Kërcënuan me vdekje vajzën’, si e grabiti…

Para katër ditësh, një bandë shqiptarësh kanë grabitur vilën e naftëtarit Giancarlo Miotto, 79 vjeç në provincën e Trevisos. Ata kanë marrë peng edhe gruan e tij Irina, një mjeke 51-vjeçare dhe vajzën e tyre 7-vjeçare.

Të armatosur me dy pistoleta, grabitësit kanë grabitur paratë, orët e çmuara dhe florinjtë që mbaheshin në kasafortën e vilës, raporton noa.al duke cituar Corriere del Veneto.

Naftëtari Miotto nuk ishte i armatosur dhe për këtë arsye nuk reagoi në asnjë mënyrë.

“Më kanë marrë gruan me forcë dhe dhunë. Ndërkohë dy prej tyre vrapuan drejt vendit ku ishte vogëlushja me dadon dhe i futën në sallë. Aty isha, në divan në dhomën e televizorit. E kërcënuan edhe me vdekje vajzën e vogël nëse nuk i thoshim të gjitha”, ka thënë ai.

Miotto ishte për shumë vite në krye të një kompanie të specializuar në ndërmjetësimin e produkteve të naftës e cila përfundoi në likuidim në 2017 për shkak të të paktën 50 milionë eurove borxh. Në vitet e arta, kompania kishte qenë edhe furnizuese e Kupës së Amerikës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit