Kërcënuan prokuroren që po ndiqte çështjen e tyre! Dy vëllezërit nga Kavaja vihen nën hetim

Kërcënuan prokuroren që po ndiqte çështjen e…

Dy vëllezër nga Kavaja janë nën hetim nga policia e shtetit pasi kanë kërcënuar një prokurore. Dy vëllezërit me inicialet F. H., 24 vjeç dhe A. H., 22 vjeç, banues në Kavajë kanë shkuar për tu interesuar për çështjen e tyre te prokuroria.

Gjatë debatit ata të dy e kanë kërcënuar prokuroren me fjalë. Dy vëllezërit do të hetohen në gjendje të lirë nga Prokuroria e Kavajës.

NJOFTIMI:

Më datë 12.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, në gjendje të lirë për shtetasit F. H., 24 vjeç dhe A. H., 22 vjeç, (vëllezer) banues në Kavajë, pasi kanë shkuar për tu interesuar për një çështjen e tyre që ndiqet nga prokuroria dhe kanë debatuar me të duke e kërcenuar me fjalë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit