'Kërcet' arma në Fushë-Kosovë, plagoset një person

‘Kërcet’ arma në Fushë-Kosovë, plagoset një person

Gjatë ditës së sotme janë regjistruar të shtëna armësh në rrugën “Nënë Tereza”, në Fushë-Kosovë. Në një deklaratë zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti konfirmoi se i dyshuari është identifikuar dhe se është në kërkim të policisë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti:

Sot rreth orës 09:30, policia ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast një person është plagosur, dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit