Kërcet arma në Gjilan, regjistrohet një i vdekur dhe një i plagosur

Kërcet arma në Gjilan, regjistrohet një i…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjilan. Mësohet se gjatë mbrëmjes së djeshme, rreth orës 21:00, në lagjen Arbëria janë dëgjuar të shtëna armësh. Nga krismat bëhet me dije se janë regjistruar një i vrarë dhe një i plagosur. Ngjarja është bërë e ditur nga Nënkolonel Remzi Azemi. Ndërkohë personi i plagosur është dërguar në spital për të marrë ndihmën e duhur mjekësore.

Nënkolonel Remzi Azemi:

Ka qenë një incident, dyshohet se është përdorur arma e zjarrit, dhe si pasojë një person ka ndërruar jetë, ndërsa një person tjetër është plagosur.

Shkaku i incidentit nuk dihet ende, ndërsa policia po vijon me hetimin e plotë të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit