Kërcet arma në Shkodër! Mbetet i plagosur një 24-vjeçar

Kërcet arma në Shkodër! Mbetet i plagosur…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shkodër, Konkretisht në fshatin Mushan në njësinë administrative Dajç janë dëgjuar të shtëna armësh, ndërsa i plagosur ka mbetur një 24-vjeçar i identifikuar si Isak Mehmedaj.

Ngjarja e paprecedent ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune, teksa i plagosuri është dërguar menjëherë me urgjencë në spital, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendin ku ndodhi plagosja dhe pritet të zbardhë të gjithë ngjarjen.

Njoftimi i policisë:

Më datë 09.10.2021, rreth orës  08:45, në Spitalin Rajonal Shkodër, ka shkuar për ndihmë mjeksore, dyshohet i plagosur me armë zjarri  në rrethana ende të paqarta, jashtë rrezikut për jetën shtetasi I.M, 24 vjeç, banues në fshatin Mushan, Shkodër. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor me marrjen e njoftimit janë nisur menjëherë në drejtim të vendngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit