'Kërcet' thika në Fushë Arrëz, plagoset një person

‘Kërcet’ thika në Fushë Arrëz, plagoset një…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fushë Arrëz. Mësohet se pas një konflikti të momentit, ku janë përdorur thika, është plagosur një 52 vjeçar.  Autori i sulmit bëhet me dije se është shtetasi F. M., 43 vjeç, i cili është arrestuar. Ndërkohë i plagosuri ndodhet në spitalin e Pukës, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me thikë një 52-vjeçar, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë kapet autori i dyshuar i ngjarjes.

Më datë 07.12.2021, rreth orës 11:30, në Fushë Arrëz, shtetasi F. M., 43 vjeç, gjatë një konflikti  për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës thikë, shtetasin D. G., 52 vjeç, banues në Fushë Arrëz.

I dëmtuari ndodhet në spitalin e Pukës, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në ambientet e Policisë, i autorit të dyshuar të ngjarjes.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit