Kërdia me drogë në kufirin më Greqinë, kapen 86 kg marijuanë dhe dy shqiptarë

Kërdia me drogë në kufirin më Greqinë,…

Operacion i suksesshëm nga policia greke në Kozani. Gjatë kontrollit të një mjeti që vinte nga kufiri i gjelbër, janë zbuluar 86 kilogramë marijuanë, e vendosur në 3 çanta me nga 80 pako me 86 kg 500 gram.

Si pasojë e këtij operacioni është vënë në pranga drejtuesi i mjetit, shtetas shqiptar 32 vjeç.
Policia greke ka ndaluar po ashtu edhe një mjet tjetër në Kozani, i cili shërbente për kontrollin e rrugës. Në pranga ka përfunduar drejtuesi shqiptar 39 vjeç. Përveç drogës dhe dy mjeteve, gjatë operacionit janë sekuestruar edhe 1 celular, 1 karte SIM dhe 120 euro.

Policia greke që nga fillimi i këtij viti e deri më tani, në zonat kufitare ka sekuestruar rreth 412 kg marijuanë që vinte nga Shqipëria.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit