Kërkesa e Veliajt për 30 mln euro për Teatrin/ Ahmetaj: Do i nxjerrim nga dheu nëse s’i kemi

Kërkesa e Veliajt për 30 mln euro…

Ministri për Rindërtimin dhe koordinatori i situatës ekonomike gjatë pandemisë, Arben Ahmetaj ka folur për çështjen e Teatrit Kombëtar që ka ngjallur shumë reagime.

Teksa u pyet për letrën e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, i cili i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama 30 mln euro për Teatrin, Ahmetaj tha se këto para do t’i nxjerrin nga dheu.

“Teatri i ri do jetë obelisk i kulturës shqiptare dhe i ndërthurur me kulturën ndërkombëtare moderne. Siç shumë kujt nuk i ka ardhur mirë kur paratë i kemi nxjerrë nga dheu, do t’i nxjerrim nga dheu nëse s’i kemi. Bota financiare funksionon me kredi, me të ardhurat e veta, me financim”, deklaroi ministri në News 24.

Kujtojmë se artistët dhe aktivistët janë duke protestuar për rindërtimin e Teatrit Kombëtar në vendin ku ishte dhe ashtu siç ishte para shembjes. /cna.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit