Kërkesat e luleshtrydheve në tregun europian rritet, fermerët në Kafaraj të harruar nga shteti

Kërkesat e luleshtrydheve në tregun europian rritet,…

Ekonomia familjare e fermerëve të Kafarajt në Fier varet nga kultivimi i luleshtrydheve. Ky fshat që njihet si bastioni i luleshtrydhes është eksportuesi kryesor i këtij vendi. Sezoni i vjeljes së luleshtrydhes ka nisur, por fermerët nuk kanë asnjë mbështetje nga qeveria.

Fermerët e fshatit po përballen me një sërë vështirësish. Në pikun e sezonit të vjeljes, kërkesat nga jashtë vendit për luleshtrydhe është në rritje, ndërsa kjo shoqërohet me një sërë problemesh, të cilat fermerët i vënë në pah.

Shqetësim për kultivuesit e luleshtrydhes në fshatin Kafaraj mbetet mungesa e fuqisë punëtore, e çmimit të luhatshëm, moskorrektesës në shlyerjen e faturave nga pikat e grumbullimit dhe mungesa e politikave mbështetëse nga shteti.

Sipas fermerëve që thonë se më luleshtrydhet më shumë eksportohen jashtë vendit, mungesa e politikave mbështetëse po i penalizon për të shtuar sipërfaqet e kultivuara me luleshtrydhe, ndërkohë që kërkesa në tregun europian sa vjen e shtohet.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit