Kërkohej nga drejtësia italiane, Policia: Kush është 50-vjeçari që arrestuam në Fier

Kërkohej nga drejtësia italiane, Policia: Kush është…

Një 50-vjeçar shqiptar që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane është arrestuar në Fier.

Në njoftimin për media, policia njofton se i arrestuari është Sokol Rukaj, 50 vjeç, banues në Cakran, Fier.

Rukaj ishte dënuar nga drejtësia italiane, me 8 vjet e 10 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kreshpan”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier dhe Interpol Tirana.
Bie në prangat e Policisë 50-vjeçari i dënuar nga drejtësia italiane, me 8 vjet e 10 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Sektori për Shërbimet e Specializuara Policore në DVP Fier, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, Interpol Tirana dhe Interfoza italiane, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar dhe në informacionet e mara në rrugë operative ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kreshpan”.

Si rezultat i operacionit, në fshatin Kreshpan, në banesën e tij u kap dhe u arrestua përkohësisht me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasi Sokol Rukaj, 50 vjeç, banues në Cakran, Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjykata e Ankonës, Itali, e ka dënuar me 8 vjet e 10 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit