Kërkohej nga Gjermania për 1.3 milionë euro mashtrim, arrestohet shqiptari në Itali

Kërkohej nga Gjermania për 1.3 milionë euro…

Është arrestuar në Itali shqiptari i shpallur në kërkim nga autoritetet gjermane për mashtrim me kriptovaluta në vlerë 1.27 milionë euro. I arrestuar është shqiptari 26-vjeçar i cili shte larguar nga Tirana, ku dhe ka kryer mashtrimin madhor, disa muaj më parë për t’u fshehur në Crocetta del Montello. Shqiptari punonte në një kompani në Shqipëri dhe target kishte shtetasit gjermanë.

Shqiptari është burgosur në burgun Santa Bona, teksa pritet të ekstradohet drejt Gjermanisë ku mund të dënohet deri në 15 vite burg. I riu kishte tentuar të kamuflonte veprimtarinë kriminale në Shqipëri, duke u lidhur me një vajzë si dhe gjetur punë për të dhënë përshtypjen e një njeriu të thjeshtë tek autoritetet italiane.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit