Është arrestuar ditën e sotme në pikën kufitare të Muriqanit, një 27-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr.4 në Tiranë.
I dentifikuar me inicialet K.N. i riu ishte shpallur në kërkim nga policia e Tiranës për veprën penale “Vjedhja”.
“Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, në hyrje gjatë verifikimeve ndaluan shtetasin K. N., 27 vjeç, banues në Fushë Krujë. Ky shtetas rezultoi person i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr.4 në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”. Veprimet e mëtejshme procedurale për këtë shtetas, do të kryhen nga Komisariati i Policisë Nr.4 në Tiranë”,-njofton policia.