Kërkohen 12 vite burg për Tahirin, akuzohet për trafik ndërkombëtar droge

Kërkohen 12 vite burg për Tahirin, akuzohet…

Prokurorët Vladimir Mata dhe Dritan Prenci kërkojnë dënimin me nga 12 vite burg për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela.

Në seancën e sotme në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar u lexuan konkluzionet e Prokurorisë.

Ish-ministri, Saimir Tahiri u paraqit në gjykatë së bashku me avokatin e tij Maks Haxhia, ndërkohë në sallë ishte edhe Jaeld Çela ish-drejtori i policisë së Vlorës i cili u vetëdorëzua pas një periudhe të gjatë që ishte në kërkim.

Prokuroria kërkon dënimin e tij me 12 vite burg për akuzën e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Ish-ministri dhe ish-drejtori i policisë së Vlorës kërkojnë pafajësi. Tahiri ka paraqitur me avokatin e tij tabelat me provat dhe faktet që i ka paraqitur dhe në Gjykatën e Shkallës së Parë.

Gati 6 muaj më parë Jaeld Cela dhe ish ministri Sajmir Tahiri u shpallën fajtor nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda për shpërdorim detyre ndërkohë që prokuroria kërkoi dënimin për akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Për Saimir Tahirin dënimi u konvertua ne 3.5 vite ne shërbim prove ndërsa Jaeld Çela u dënua me 5 vite burg.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit