Kërkohet çoban, rroga 1 MILION LEKË!

Kërkohet çoban, rroga 1 MILION LEKË!

Në një njoftim pune që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale, kërkohet çoban me një pagë mujore prej 1 milionë lekësh, ndërsa fjetja dhe ushqimi ofrohen të përfshira.

Oferta ka tërhequr vëmendje të madhe pikërisht për shkak të kushteve dhe kontrastit që zakonisht shoqëron këtë profesion.

Përveç vetë njoftimit të punës, ajo që ka nxitur më shumë reagime është seksioni i komenteve, ku përdoruesit kanë sjellë batuta të ndryshme. Disa prej tyre kanë ironizuar duke thënë se tashmë nuk mund t’u bëhet më presion fëmijëve me shprehjen klasike “mëso në shkollë ose të çova çoban”, ndërsa të tjerë kanë bërë shaka me kërkesa moderne nëse është e nevojshme si kritet njohja e gjuhës angleze dhe italiane apo përdorimi i Excel.

Nuk kanë munguar as komentet më të drejtpërdrejta, ku një përdoruese 19-vjeçare ka shkruar se flet anglisht dhe ka pasion kafshët pasi mjelte lopën e fqinjëve kur ishte e vogël, ndërsa një tjetër ka vënë në dukje se frika nga ujku është e vetmja arsye që e ndalon të shkojë drejt natyrës dhe tufave.

Gjithashtu, është bërë edhe një krahasim me të kaluarën, duke u përmendur se dikur shkohej për 300 euro në Greqi, ndërsa sot edhe me rreth 1100 euro në Shqipëri ka pak të interesuar për këtë zanat.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit