Kërkohet ndihmë, zhduket 35-vjeçaraja shqiptare në Greqi

Kërkohet ndihmë, zhduket 35-vjeçaraja shqiptare në Greqi

Në Greqi, është ngritur alarmi për zhdukjen e gruas shqiptare, Esmeralda Shira më 16/12/2021. Zhdukjen e 35 vjeçares e ka bërë të ditur gazetari Shpëtim Zinxhiria.

Gazetari Shpëtim Zinxhiria:

Të dashur bashkëatdhetarë, kërkohet ndihma dhe kontributi juaj. Një bashkëatdhetare jonë është zhdukur pa lënë gjurmë në Hania të Kretës. Për këtë zhdukje autoritetet greke japin alarmin. Zonja Esmeralda Sira, 35 vjeçe, është 1.75 m e gjatë, peshon 55 kg, ka flokë të zeza dhe sy kafe. Ajo kishte veshur një xhaketë të zezë dhe çizme të zeza. Kushdo që ka ndonjë informacion, ju lutemi të kontaktojë me telefon me “Buzëqeshja e Fëmijës” 1160000 në 24 orë, si dhe në “Linjën Kombëtare për të rriturit e zhdukur – 1017”, në të gjitha Komisariatet e Policisë me numër telefoni 100, si dhe përmes aplikacionit Missing Alert është një informacion i drejtpërdrejtë për zhdukjen e saj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit