Kërkoi falje për vrasjen e familjes Jashari, arrestohet politikani serb

Kërkoi falje për vrasjen e familjes Jashari,…

Kryetari i Partisë Republikane Serbe, Nikolla Sanduloviq është arrestuar nga Agjencia e Inteligjencës  Serbe (BIA), ditën e enjte rreth orës 16:00. Lajmi është bërë i ditur nga avokati i Nikolla Sanduloviq, Cedomir Stojkoviç në rrjetin social ‘X’ i cili ka tënë se arrestimi i Sanduloviq është kryer një ditë pas postimit të tij në rrjetin social ‘X’ ku shpreh ngushëllimet e tij për shqiptarët në Kosovë për eliminimin e 50 anëtarëve të familjes Jashari në vitin 1998 dhe pasi mediat e regjimit filluan fushatën e orkestruar për urrejtje kundër Sanduloviq.

Sipas Cedomir Stojkoviç ky është një tregues i qartë i politikës së Aleksandër Vuçiç ndaj Kosovës dhe një tregues i qartë i synimeve të Vuçiç në Kosovë.

Kushdo nga Serbia që bashkëpunon me Kosovën ose ballafaqohet me të kaluarën, do të jetë në shënjestër të autoriteteve, mediave dhe gjithçkaje që nuk shkon me të.” – ka deklaruar Cedomir Stojkoviç në rrjetin social ‘X’.

Nikolla Sanduloviq është dërguar sot në një vend të panjohur. Si policia ashtu edhe BIA nuk kanë pranuar t’i tregojnë gruas së Nikolla Sanduloviq se ku ndodhet dhe familja e tij tani po kalon momente të vështira. Ata gjithashtu refuzojnë t’u japin këtë informacion avokatëve të tij.

Unë jam i vetmi politikan nga Serbia që erdha për të nderuar viktimat e pafajshme shqiptare, familjen Jashari, në Prekaz. Unë kërkova falje dhe kërkoj falje në emër të serbëve që nuk e bënë këtë.” – ka shkruar Nikolla Sanduloviq përpara se të arrestohej.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit