Kërkoi informacion mbi porosinë e bërë, klientja kërcënohet dhe fyhet nga “dh_beauty_brands”

Kërkoi informacion mbi porosinë e bërë, klientja…

Një qytetare ka ndarë përvojën e saj të pakëndshme me faqen “dh_beauty_brands” në Instagram, ku kishte bërë një porosi për dy palë shapka të markës Alviero. Në vend të një informacioni të thjeshtë mbi afatin e dorëzimit, ajo është përballur me ofendime dhe arrogancë nga përfaqësuesja e faqes, e cila i është drejtuar me tone fyese dhe të papërshtatshme për një biznes serioz.

“Kam një radhë pune, nuk merrem me histerike si ty”, ka qenë një prej përgjigjeve që klientja ka marrë pasi kërkoi të dinte për statusin e porosisë së saj. Pavarësisht se kërkesa e saj ishte plotësisht legjitime, përfaqësuesja e faqes jo vetëm nuk ofroi ndonjë shpjegim, por e fyeu dhe e kërcënoi se “do përfundosh më keq”, kjo përmes një voice pasi klientja i ka kërkuar shpejgim lidhur me porosinë e saj, duke shtuar se nuk ka frikë nga denoncimet sepse nuk është hera e parë që kërcënohet.


Qytetarja shkruan për JOQ

Pershendetje si jeni, doja te ndaja me ju nje rast bera nje porosi online ne nje faqe ne instagram dhe ajo qe mora ishte arrogance dhe fyerje per faktin se doja te dija sa vononte porosia ime dhe pergjigja qe une marr nga biznesi eshte: Nese ke ngelur pa shapka dhe e ke me te shpejte une kam nje rradh pune nese nuk pret puna nuk merrem me histerike si ty. Nese nuk je e afte te menaxhosh biznesin tend dhe te komunikosh sic duhet nuk ta ka fajin klienti, sepse po te kerkon informacion mbi ate qe do te paguaj nuk po e merr si dhurate nga ty. (Porosia ishin 2 pale shapka Alviero te cilat nuk munda ti gjeja ne Shqiperi vendosa ti porosisja tek faqja : dh_beauty_brands)

Rasti ngre shqetësime serioze për mënyrën si operojnë disa faqe në rrjete sociale, të cilat shpesh nuk mbajnë asnjë përgjegjësi për etikën e shërbimit ndaj klientit. Sjellje të tilla jo vetëm dëmtojnë imazhin e tregtisë online, por rrezikojnë sigurinë psikologjike të klientëve.

 

 

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit