Kërkoi mendim për 12 pyetje, sa do t’u kushtojë shqiptarëve formulari i Ramës?

Kërkoi mendim për 12 pyetje, sa do…

Ndonëse shqiptarët nuk janë pyetur për 30 vite nga politikanët, së fundmi kryeministri Rama ka vendosur të mati pulsin e tyre. Nëpërmjet një pyetësori, Rama kërkon 12 mendime për 12 çështje të ndryshme. Formulari do të jetë online për ata që munden, ndërsa për të moshuarit dhe atyre që nuk kanë telefona “smart”, do t’u dërgohet me postë.

Deri diku duket në rregull pasi çdokush mund ta plotësojë apo jo, por “hilja” fshihet tjetër kund. Plotë 250 milionë lekë të vjetra do të shpenzojë qeveria nga rezervat e buxhetit të shtetit për t’u marrë mendimin shqiptarëve, por edhe të dhënat e tyre private si emër e mbiemër, numrin e telefonit si dhe adresën e e-mail.  

Fondi është ndarë  në 19.7 milionë për reklamat në mediat audiovizive dhe të shkruara dhe realizimin e materialeve promocionale dhe 5.3 milionë do i kalojnë INSTAT për hedhjen në format digjital të të dhënave të pyetësorëve fizikë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit