Vrasja e saj ka tronditur opinionin publik, veçanërisht pas publikimit të fakteve se ajo kishte kërkuar mbrojtje nga institucionet vetëm tri ditë para ngjarjes. Më 22 tetor, Zekaj i kishte dërguar një letër kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, duke kërkuar ndërhyrje urgjente dhe duke paralajmëruar për rrezikun që i kanosej. Pak orë para vrasjes, ajo kishte raportuar në polici ish-bashkëshortin për kanosje.
Ndërkohë, i dyshuari për vrasjen, Albert Sylaj, është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës dhe vijon të jetë në arrati. Rasti ka ngritur shqetësime të mëdha për reagimin e institucioneve dhe trajtimin e kërkesave të viktimës për mbrojtje, ndërsa pritet që përgjegjësitë për këtë ngjarje të rëndë të zbardhen përmes hetimeve.