Kërkoi para për të shëruar vëllain që nuk ekziston, mashtruesi zhduket pasi merr 94.000€

Kërkoi para për të shëruar vëllain që…

Qytetarë të thjeshte dhe personazhe Vip kanë mbledhur për pak orë 94 mijë euro për Blerim Morinën. I sëmuri që pretendohej të kishte leukemi akute, nuk figuronte i shtruar në asnjë spital të Kosovës.

Vali Corleone, Fero, Nili B, Rasim Avdyli e figura të tjera të njohura në këtë rrjet social u vunë në krye të fushatës.

E gjitha ishte një mashtrim, pasi Armend Morian kishte planifikuar gjithçka. Ai, përveç apeleve publike, u kishte shkruar edhe bizneseve të ndryshme, duke kërkuar para në emër të vëllait.

Mashtrimi vërehet nëse krahasohen të dhënat në Gofundme, ku në fillim figuronte shifra 94 mijë e 787 euro, pastaj u bënë 93 mijë e 822, derisa të martën në orën 15:00, para të mbledhura nën këtë emër ishin 91 mijë 212.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit