Kërkoi për herë të katërt lirinë, gjykata lë në burg Fatos Tushen

Kërkoi për herë të katërt lirinë, gjykata…

Fatos Tushe, ish kryebashkiaku i Lushnjes është i akuzuar për shpërdorim detyre. Sot gjykata ka vendosur se ai do të vijojë të qëndrojë në burg. Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit SPAK ka rrëzuar për të katërtën herë kërkesën e tij për liri.

Tushe, kërkoi masë më të butë me argumentin se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, e për ketë kërkoi zbutje të masës “Arrest në burg”, por kërkesa, e tij, është rrëzuar nga GJKKO.

Ish kryebashkiaku edhe më herët, ka kërkuar ndryshim të masës, teksa para Gjykatës ka mohuar akuzat, duke pretenduar pafajësi. Nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme, rezulton Fatos Tushe ka shpërdoruar detyrën në tre raste.

Përgjatë një viti hetimesh, SPAK pretendon se ish kryebashkiaku i Lushnjes, ka kryer shkelje jo vetëm për dhënien në favor të miqve tenderin prej 23 milionë lekësh.

Sipas SPAK ndonëse fituese u shpall ‘Euro Alb’, punimet për rehabilitimin e kanalit vaditës i kreu shoqëria e Ibrahim Lamit, i cili shfaqet shpesh në biseda dhe përgjime, si dhe etiketohet si ‘miku’ i ish kryebashkiakut.

Një tjetër episod kundër ish kryebashkiakut lidhet me një telefonatë në të cilën një banor i kërkon ndihmë sepse një inspektor i kishte pezulluar ndërtimin e banesës, dhe ai i përgjigjet “Thuaji që fola me shefin”.

Me urdhër të SPAK, disa muaj më parë policia hyri në ambientet e bashkisë duke ekzekutuar 11 urdhër arrestet SPAK, duke vënë në pranga ish krybashkiakun Tushe; Flamur Peqinin; Ibrahim Lamin; Bujar Muratin; Gazmend Çelën; Bektash Nexhën dhe Blerta Turkun. Gjithashtu u ndaluan edhe shtetasit, Margarita Gjermeni; Andri Musho; Ani Simoni, dhe Xhemal Haskon, ndaj të cilëve SPAK i kish kërkuar GJKKO-së, masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit