Kërkoi zbutje të masës së sigurisë, Apeli i Posaçëm merr vendimin për ish-shefin e Operacionales Oltion Bistri

Kërkoi zbutje të masës së sigurisë, Apeli…

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar kërkesës e ish-shefit të Forcave Operacionale Oltion Bisti, për ndryshim të masës së sigurisë. Bisti do të vijojë të qëndrojë në qeli.

Më 27 korrik 2023, me urdhër të SPAK u arrestuarn 6 persona, mes tyre Oltion Bisti. Gjithashtu në pranga ra drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita, biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe shoqëruesi i tij Edmond Preka.

Mes të arrestuarve po ashtu ishte  edhe Astmer Bilali, i arrestuar në 2018-n si pjesë e grupit “Bajri” në Shkodër.

Më 31 janar 2024 SPAK  sekuestroi 1milionë euro pasuri që i përkisnin Bistrit  dhe familjarëve të tij.

Ish-zyrtari i lartë i Policisë së Shtetit, Oltion Bistri ishte “sytë dhe veshët” e biznesmenit Pëllumb Gjoka dhe rezulton gjithashtu i lidhur me personazhe të tjerë të botës së krimit, shumë prej të cilëve tashmë të arrestuar në kuadër të operacionit “Metamorfoza”.

Sipas zbërthimit të komunikimeve nga aplikacioni SKY ECC, Bistri ka patur miqësi të ngushtë me Gjokën, i njohur si i forti i Velipojës i cili ka planifikuar urdhëruar dhe paguar vrasje të disa kundërshtarëve së bashku me Bajrat, Ervis Martinajn, Astmer Bilalin dhe persona të tjerë.

Ish-shefi i Operacionales, Bistri, sipas bisedave në aplikacion me Gjokën, e ndihmonte këtë të fundit të shmangte kontrollet policore në kazinot e tij, kur ato operonin në të zezë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit