"Kërkojmë turizëm elitar, por autobusët janë pa kondicioner"

“Kërkojmë turizëm elitar, por autobusët janë pa…

Një qytetar ka denoncuar kushtet e udhëtimit në linjën e autobusëve Tiranë–Vlorë, duke ngritur shqetësime për mungesën e ajrit të kondicionuar dhe cilësinë e shërbimit, sidomos në kulmin e sezonit turistik.

Sipas denoncimit, pasagjerëve u merret pagesa që në nisje të udhëtimit, por gjatë gjithë rrugës autobusi lëviz pa ajër të kondicionuar, pavarësisht temperaturave të larta.

Qytetari thekson se rreth gjysma e pasagjerëve ishin turistë të huaj, të cilët, sipas tij, janë shprehur të zhgënjyer nga kushtet e transportit publik në Shqipëri.

Ai kritikon gjithashtu sjelljen e stafit të autobusit, duke pretenduar se drejtuesit dhe personeli nuk tregojnë komunikimin dhe standardet e duhura ndaj udhëtarëve. Sipas tij, nëse pagesa nuk do të ishte kryer paraprakisht, nuk do të kishte pranuar të udhëtonte në këto kushte.

Qytetari apelon që institucionet përgjegjëse të ushtrojnë kontrolle më të rrepta ndaj operatorëve të transportit ndërqytetas, me qëllim përmirësimin e shërbimit, veçanërisht gjatë sezonit turistik, kur mijëra vizitorë përdorin transportin publik për të lëvizur në vend.

Denoncimi i qytetarit:

Te lutem e publikoni po te mundeni jan linjat e autobusave tiran vlore. Ti marin leket qe ne fillim dhe pastaj nuk te vendosin as ajer te kondicionuar gjate rruges. 50% e autobusit jan turista qe personalisht me than qe ne shqipri transporti publik eshte tmerr.

Faleminderit. Pastaj kerkojm turizem elitar. Transporti publik akoma si ne mesjet shofera autobusat te pa edukat qe nuk din si te sillen hajduta sepse nqs nuk do e kisha ber pagesen ne fillim nuk do pranoja kurr te udhetoja ne te tilla kushte

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit