Kërkojnë transparencë lidhur me shembjen e shtëpive të tyre, banorët e “5 Majit” dhe të “Laprakës” shkojnë para Bashkisë

Kërkojnë transparencë lidhur me shembjen e shtëpive…

Banorët e 5 Majit dhe të Laprakës po zhvillojnë sot protestë, ndërsa nga Kuvendi,  janë zhvendosur në ambientet e Bashkisë së Tiranës. Ata kërkojnë nga Qeveria dhe institucionet përkatëse, transparencë lidhur me projektin e rindërtimit. Pas shembjes së shtëpive të tyre, banorë kërkojnë kontratë. Kujtojmë se para pak ditësh Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit të Tiranës shembi banesat e banorëve të lagjes “5 Maj”, ndërsa këta të fundit nuk ndalen deri në vënien e drejtësisë pasi që prej prishjes së shtëpive ata kanë mbetur në qiell të hapur, ndonëse temperaturat shënojnë deri në minus disa gradë celsius.

PROMOTED CONTENT

Mgid
Mgid

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit