Kërkoni 'shpirtin binjak' por fati nuk nuk ju ka përzgjedhur? Ky fshat po të kërkon për dhëndër

Kërkoni ‘shpirtin binjak’ por fati nuk nuk…

Fejesa dhe martesa ndonëse janë një kapitull ndryshe për çdo djalë apo vajzë, ka nisur të bëhet hall më vete sepse shumë të rinjë nuk po arrijnë të gjejnë fatin e jetës, sidomos në këtë periudhë pas pandemisë.

Interesi i djemve për të gjetur një vajzë për fejesë dhe martesë thuajse ka rënë, teksa vajzat të cilat po presin për ‘princin e kaltër’ shpeshëherë nisin të njohin meshkuj përmes rrjeteve sociale.

Por një foto e cila po qarkullon në rrjet, ka bërë bujë, ndërsa shihet si zgjidhje edhe për vajzat e tjera të cilët ende nuk kanë gjetur partnerin e jetës. Siç shihet në foto, është një tabelë e vendosur në rrugë të një fshati në Kosovë ku shkruan se 60 metra më larg ka vajza për fejesë.

Për disa mund të jetë qesharake, por për disa të tjerë edhe zgjidhje e problemit, pasi ndonjëherë lidhjet përmes rrjeteve sociale, apo emisioneve televizive rezultojnë të shkurtra, ose më keq akoma edhe me fund jo të lumtur.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit