Kërkonin lekë në emër të saj, çifti rus torturon për vdekje 22 vjeçaren kubaneze

Kërkonin lekë në emër të saj, çifti…

Një ngjarje makaber ndaj nje 22 vjeçareje ka ndodhur ne Rusi nga dy persona.

Sipas mediave, bëhet e ditur se një çift torturuan vajzën e re  para se ata ta mbysnin dhe të fshihnin trupin e saj në një valixhe. Ata janë burgosur ditën e sotme në Rusi.

Pengmarrësit Alexander Alexandrov dhe bashkëpuntorja  e tij Anastasia Grivkova, u dënuan secili me 16 vite burg pasi u shpallën fajtor për vrasjen e 22 vjeçares Lauren Morales Fernandez në maj të vitit të kaluar.

Në gjykatë, u bë e ditur se dyshja kishte mbajtur të mbyllur viktimën e tyre në Moskë dhe kërkonin një shpërblesë prej 400 dollarësh për lirimin e saj por megjithatë Alexandrov e mbyti për vdekje vajzën dhe  trupin e futi në një valixhe duke e hedhur më pas në një kontjener mbeturinash .
Pas vrasjes pengmarrësi vazhdonte të negocionte lirimin e saj me mikeshën e viktimës, duke i dërguar asaj foto që kishte bërë kur e mbante vajzën të zhveshur dhe të lidhur.
Mikesha e saj po bëhej gati të dërgonte një pjesë të parave por duke kërkuar prova për mbijetesen e Morales Fernandez.
Alexandrov më pas kërcënoi se do t’i dërgonte asaj “një vesh dhe një gisht” nëse nuk paguante të gjithë shumën e kërkuar ,madje kishte thënë se do të hiqte organet e viktimës , para se të dërgonte mesazhin e fundit tragjik : “Mori fund, ajo ka vdekur”.
Autorët fillimisht  dhe pse mohuan te gjitha akuzat ndaj tyre si pengmarrja dhe vrasja , ata u denuan për krimin e tyre nga gjykata .

Morales kishte lindur në Havana të Kubës dhe kishte ardhur në Moskë në nëntor të 2019, ku ajo ndante një apartament me disa mikesha të saj kubane.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit