KESH bleu energji me çmim mesatar 305 euro/Mwh, e shiti 40% më lirë

KESH bleu energji me çmim mesatar 305…

Pas një krize të thellë në vitin e shkuar, përmirësimi i situatës së reshjeve në fund të vitit bëri që gjendja e energjisë elektrike të ndryshonte disi dhe vendin e importeve ta zinin eksportet. Por, kur vjen puna te shitjet KESH drejtohet tek vlerat e ulëta, ndërsa sa herë blen energji kap shifrat më të larta se bursa.

Të dhënat e publikuara nga ERE tregojnë se kemi shitur me një çmim 40 për qind më të lirë sesa çmimi mesatar në blerje.

Enti Rregullator i Energjisë në raportin e tij vjetor tregon se ka monitoruar tregun e energjisë në vitin e fundit dhe rezulton se çmimi mesatar i ponderuar i blerjes së energjisë në treg të hapur nga KESH  është rreth 305.47 EUR/Mwh.

Ndërkohë qe çmimi mesatar i ponderuar i shitjes së energjisë në treg të hapur nga shoqëria KESH sh.a. rezulton me rreth 182 EUR/Mwh. Në raport tregohet se në këto 10 vitet e fundit Shqipëria më shumë ka blerë energji me çmim të shtrenjtë.

KESH sh.a. gjatë vitit 2022 ka shitur/blerë dhe shkëmbyer energji elektrike në treg të parregulluar kryesisht për optimizim, në zbatim të “Rregullores së Tregtimit të Energjisë Elektrike nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare KESH sh.a.” miratuar me Vendimin nr. 2762/8, datë 06.06.2019. Për 10-vjeçarin e fundit, vendi ynë rezulton të jetë përgjithësisht një importues neto i energjisë elektrike me përjashtim të viteve 2010, 2016, 2018 dhe në 2021”, thuhet në raport.

Ndërsa një ndryshim i lehtë është parë në muajt e parë të këtij viti. Ku në datën 21 prill 1 Mwh energji u shit me një çmim maksimal 217 euro dhe me një çmim minimal prej 97 euro Mwh.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit