KESH shet energjinë më lirë se bursa, humbet 1.3 milionë euro

KESH shet energjinë më lirë se bursa,…

KESH vazhdon të shesë energji pa kriter dhe pasi e zhyt vendin në krizë blen energji më shtrenjtë se bursa. Ditën e premte KESH ka shitur 67200 Mwh me një çmim 66€/Mwh. Ndërsa në bursë çmimi minimal për shitjen e energjisë ishte në vlerat87.7 Euro/Mwh, si pasojë KESH ka humbur 1.3 milionë euro.

Këtë fakt e ka bërë të ditur inxhinieri Azmer Duleviç përmes një postimi në Facebook. Ku shkruan se ky veprim tregon paaftësinë e drejtuesve të KESH-it

KESH sapo ka shitur 67200 Mwh me një çmim rreth 66€/Mwh jashte Bursës Alpex ku ka arkëtuar rreth 4.5 mln Euro.

Ndërkohë çmimi më i ulët në Bursën Alpex për datën 19 Maj është 87.7 Euro/Mwh. Nëse Kesh do shiste në bursën Alpex do Arkëtonte rreth 5.8 mln Euro thënë më thjeshtë ka humbur 1.3 mln euro!

Sot drejtori i Bursës Alpex dhe Drejtori i Kesh duhet të japin menjëherë dorëheqjen si të paaftë dhe organet ligjzbatuese duhet të veprojnë për dëmin financiar që kanë shkaktuar

Ps .Për reference keni dhe çmimet e energjisë për datën 19 Maj në bursën Austriake dhe atë Hungareze”, shkruan ai.

Por, KESH nuk do t’ia dijë fare vazhdon me abuzimet dhe vjedhjet në kurriz të qytetarëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit