Këshilli i Europës e quan Veliajn kërcënues, nuk lejon gazetarët të kryejnë misionin e tyre

Këshilli i Europës e quan Veliajn kërcënues,…

Politikanët në Shqipëri e udhëheqin punën e tyre të lidhur me propagandën, nëpërmjet lajmeve të gatshme e të montuara në zyrat e tyre të marketimit. E atëherë kur pak gezetarë, që mision kanë informimin e drejt të shqiptarëve, u nxjerrin të palarat politikanëve, ndaj tyre zbrazet një arsenal kërcënimesh e shantazhesh. Një gjë të tillë e kemi parë shpesh kryesisht te kryeministri Edi Rama, i cili përdorë pushtetin për të blerë mediat,  por edhe te pinjolli i tij Erion Veliaj.

Ky i fundit ka arritur që në mënyrë të drejtpërdrejt të kërcënojë gazetarët që shkruaj kundër propagandës që ai servir në media. Rasti i fundit ishte përplasja me tone kërcënuese të kryebashkiakut Veliaj ndaj gazetares Ola Xama, e cila duke iu referuar dosjes hetimore për inceneratorin e Tiranës publikoi shkrimin me titull: “Projekti i inceneratorit të Tiranës u inicua nga Erion Veliaj”-thotë SPAK. Vrasëse me pagesë dhe njeri që nuk njeh turp e quajti Veliaj gazetaren fill pas këtij artikulli.

Referuar këtyre ngjarjeve të vazhdueshme, në progres raportin e vitit 2023 të Këshillit të Europës për Shqipërinë janë pasqyruar problemet që hasen edhe te liria e medias. Kërcënimi i gazetarëve vijon të mbetet një shqetësim dhe sipas dokumentit nuk ka asnjë përmirësim që nga viti i kaluar.

“Atmosfera e sulmeve verbale dhe fizike, shpifjeve, fushatat dhe paditë për frikësim kundër gazetarëve nuk janë përmirësuar. Në korrik 2023, organizatat ndërkombëtare mbikëqyrëse të medias i kërkuan një zyrtari të nivelit të lartë vendor që të përmbahet nga kërcënimet dhe ngacmimi i një gazetareje, pas raportimit të saj për një rast korrupsioni”, shkruan Komisioni Evropian në raportin e tij për Shqipërinë për vitin 2023. Ky zyrtar i nivelit të lartë vendor është  pikërisht Erion Veliaj.

Por kjo nuk është hera e parë që Veliaj del nga binarët. Sa herë që gazetarët bëjnë punën e tyre investigative dhe nxjerrin zbuluar mashtrimet dhe korrupsionin e Veliajt, ky i fundit nis shantazhet duke i fyer, kërcënuar e duke i paditur në gjykatë. Kujtojmë këtu mbylljen e televizionit Agon Channel, i cili filmoi dasmën e Veliajt në kalanë e Gjirokastrës, mbylljen e faqes së JOQ Albania, kërcënimet ndaj disminstruesëve të saj, apo edhe faqe të tjera si “Lolita”. Falë ndërhyrjes së Veliajt u shkarkua nga puna edhe gazetarja Alida Tota, pas investigimit në landfillin e plehrave në Tiranë ku u vra Ardit Gjoklaj.

Deri më sot, kur ka marrë mandatin e tretë qeverisës, Veliaj nuk ka bërë asnjë konferencë për shtyp me gazetarët. Deklaratat e vetme të tij janë kasetat e regjistruara, të përpunuara në detaj e të shpërndara në bllok tek të gjitha mediat për të propaganduar. Përballjen me gazetarët Veliaj e ka frikë dhe madje nuk shkon as një studio ku ka gazetarë që i përplasin të vërtetat në fytyrë.

SPAK fle ende gjumë ndaj veprimtarisë së kryebashkiakut të Tiranës, ndaj të cilit përveç akuzave për kërcënime ndaj gazetarëve, u bashkangjiten dyshimet e arsyeshme për pastrimine  parave nga mafia italiane, krijimi i firmave piramidale të inceneratorëve, tenderat pa garë, shembja e Teatrit apo edhe vdekja e Ardit Gjoklajt. Çështje të cilat duket se drejtësia e re nuk ka guxim t’i hetojë deri në fund.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit