Këshilli i Lartë i Prokurorisë “gostit” Dulakët me 170 milionë, edhe pse ofruan shifrën më të lartë

Këshilli i Lartë i Prokurorisë “gostit” Dulakët…

Është e habitshme për një mendje normale, por rezulton se edhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk mbetet pas institucioneve të tjera të cilat organizojnë tendera të dyshimtë. Rezulton se ky institucion që ka si kryetar Gent Ibrahimin, ka organizuar një tender me numër reference REF-84456-01-21-2021 dhe me objekt “Blerje automjete për Këshillin e Lartë të Prokurorisë”.

Duke vështruar procedurën e tenderit, shikohen dy momente të dyshimta. Së pari, në të kanë marrë pjesë vetëm dy kompani, nga të cilat është përzgjedhur si fituese firma që ka dhënë shifrën më të lartë, në një kohë që duhet të ndodhte e kundërta.

Rezulton se kanë marrë pjesë dy kompani, “CLASSIC” sh.p.k., me vlerë të ofruar 13,800,000 lekë të reja pa TVSH dhe “ALBANIA MOTOR COMPANY” sh.p.k., me vlerë të ofruar 14,090,000 lekë të reja pa TVSH. Pikërisht kjo e fundit me vlerë më të lartë, është shpallur për habi edhe fituesja, me pretendimin se firma tjetër nuk plotësonte kriteret.

“ALBANIA MOTOR COMPANY” rezulton të jetë në pronësi të vëllezërve Artan, Adrian dhe Genci Dulaku. Elementi i dytë i dyshimtë është gjithashtu edhe diferenca qesharake ndërmjet vlerës fituese dhe fondit limit të tenderit. Rezulton se vlera fituese e kompanisë “ALBANIA MOTOR COMPANY” është sa 99.97% e fondit limit. Kjo shifër në këto nivele kuptohet qartë që nuk ka nevojë për koment.JOQALBANIA

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit